Historia

 

Kompania “Devolli Commerce” është themeluar nga i ndjeri z. Ibrahim Devolli 

më 1989, ndersa filloi aktivitetin afarist më 1990.

 

 

Ishte kohë sfiduese në fillimvitet 90-të kur z. IBRAHIM DEVOLLI gjeti guximin, kurajën të niste investimet në Kosovë, duke filluar si një kompani e vogël me gjithsej 30 punëtorë, e me teknologji të thjeshtë.

Sot, Shkelqim Devolli, djali i Z.Ibrahim Devollit, zhvilloi një korporatë të njohur rajonale me më shumë se 500 punëtorë me teknologjinë më moderne të kohës, që njihet si “Devolli Corporation”.

 

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë gradualisht avancimin dhe zgjerimin e programit prodhues dhe të shërbimeve, që përbëhen nga një spektër i gjerë aktivitetesh, duke ruajtur njëherësh pozitën stabile të kapitalit.

Më shumë se kaq, falë teknologjisë moderne, menaxhmentit të saj dhe strategjisë zhvillimore, “Devolli Corporation” është i gatshëm të përmbushë nevojat e konsumatorëve për produkte të cilësisë së lartë në çdo kohë e në çdo rast.

Aktualisht, “Devolli Corporation” ka një ekip të kualifikuar udhëheqës. Ka më shumë se 500 punëtorë, të fokusuar kryesisht në përmbushjen e nevojave të konsumatorit. Udhëheqja e saj synon që në një periudhë afatmesme të rrisë numrin e punëtorëve deri në mijëra.

Me rrjetin gjithëpërfshirës, “Devolli Corporation”, arrin të furnizojë me prodhime dhe shërbime të mira çdo kënd të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë dhe në mënyrë të sigurt, po e zgjeron eksportin edhe në shtete të tjera.