Çmimet

Devolli Corporation aplikon procedura menaxhimi të certifikuara me standarde ISO dhe HACCP, të përkrahura nga një teknologji moderne, nën udhëheqjen e një stafi që trajnohet në vazhdimësi.

HACCP është sistem i menaxhmentit ku siguria e ushqimit adresohet përmes analizave dhe kontrollit biologjik, kemikal, dhe rreziqeve fizike nga prodhimi i lëndëve të para, prokurimit dhe trajnimit deri tek prodhimi, distribuimi dhe konsumi i produkteve finale.

HACCP është e dizajnuar që të përdoret në të gjitha segmentet e industrisë së ushqimit nga rritja, korrja, prodhimi, distribuimi deri te përgaditja e ushqimit për konsum.


ISO 9001: 2008 përcakton kriteret për cilësinë e sistemit të menaxhmentit dhe është i vetmi standard në familje që mund të certifikohet (edhe pse kjo nuk e kërkuar). Mund të përdoret në çdo organizatë, të madhe apo të vogël, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë dhe aktiviteteve.

Në fakt, ISO 9001: 2008 është e implementuar nga më shumë se një milion kompani dhe organizata në më shumë se 170 shtete.

Përdorimi i ISO 9001: 2008 ndihmon që konsumatorët të kenë produktet dhe shërbime të mira të cilat sjellin benefite të shumta biznesore

 

Standardet janë të bazuara në një numër të parimeve të menaxhmentit të cilësisë duke përfshirë fokusin e fuqishëm te konsumatori, motivimin dhe implikimin e menaxhmentit të lartë, procesin e qasjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm.