Vlerat Themelore

“Kualiteti i produkteve dhe shërbimeve tona mbështetet në kualitetin e njerëzve tonë”.

Ne, si Devolli Corporation, me të gjithë njerëzit tanë, aspirojmë të sigurojmë kënaqjen e konsumatorëve dhe rritje të vazhdueshme duke ofruar produkte dhe shërbime me standarde dhe kualitet të nivelit më të lartë.
 
Ne jemi të përkushtuar që të bëhemi simbol i besimit, kualitetit dhe vlerave.

“Objektivi jonë themelor është që të jemi më të mirët”.

Qëllimi ynë kryesor është që të jemi më të mirët në kualitet, shërbime, furnizim dhe distribuim duke ju ofruar mundësinë konsumatorëve që t’i kenë në dispozicion produktet dhe shërbimet tona me kualitetin më të mire të mundshëm.

“Kualiteti i produkteve dhe shërbimeve tona mbështetet në kualitetin e njerëzve tonë”.
 
Kompania jonë është e ndërtuar rreth dy aseteve kryesore, brendeve dhe njerëzve tonë.
       
Kombinimi i talentit, mësimit, diturisë, eksperiencës dhe pasionit të njerëzve tanë ka bërë që të arrijmë këtu ku jemi.

Ambienti i punës ndihmon në rritjen profesionale të punëtorëve tanë si dhe në marrëdhënie të shëndosha ndërnjerëzore.