Fokusi

Kualiteti është çelësi kryesor që e përcjell krijimin dhe mbrojtjen e brendeve tona.

Në përputhje me kërkesat e tregut, ekipi ynë i ekspertëve analizon nevojat e tregut dhe në bazë të këtyre rezultateve,
e përcakton konceptin e një produkti të ri.

Fazat e krijimit dhe prodhimit të një produkti kalojnë nëpërmjet proceseve të ndryshme në mënyrë që të krijohet një
produkt i sigurt dhe i dashur për konsumatorët.Kontrolli i cilësisë bëhet nga stafi profesional i cili mundëson një nivel të
lartë të mbështetjes analitike.Një prej pikave kryesore ku ne fokusohemi është diferencimi i produkteve tona në krahasim
me konkurrentët për nga cilësia.
 

Fushat më të rëndësishme ku bazohet strategjia e Devolli Corporation janë:

  • Marrëdhëniet me konsumatorë
  • Menaxhmenti i produkteve
  • Kualiteti
  • Besnikëria e punëtorëve
  • Zhvillimi i punëtorëve dhe komunitetit
  • Progresi i shitjeve
  • Hulumtimi dhe zhvillimi si dhe kontrollimi i shpenzimeve
  • Kosunmatorët


Çdo klient ka nevojat e veta specifike dhe si furnizues duhet të dëgjosh me kujdes këto kërkesa dhe të jetosh me to përgjithmonë!

 
Konsumatorët e kënaqur, së bashku me stafin e kënaqur, janë pasuria më e vlefshme e kompanisë.
Konsumatorët janë vlera jonë më e madhe, prandaj ne i kushtojmë atyre vëmendje të veçantë, duke komunikuar hapur
dhe me përgjegjësi në mënyrë që të ndërtojmë besim dhe respekt reciprok.
 
Duke pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me konsumatorët, ne përpiqemi që t’i rrisim investimet tona dhe t’u ofrojmë
atyreprodukte dhe shërbime edhe më inovative, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë afatgjate.Ne mundohemi ta
japim maksimumin përmes njohurive tona në industri të ndryshme, që nga prodhimi e deri te konsumi.