Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësia Sociale

Si Devolli Corporation, ne përpiqemi të arrijmë standarde të larta të përgjegjësisë sociale. Për më shumë, ne
gjithmonë kemi besuar në rëndësinë e ndërtimit të një kompanie të madhe e të qëndrueshme me produkte dhe
shërbime të ndryshme inovative.

Përkushtimi jonë strategjik përfshin përgjegjësinë ndaj punëtorëve tanë, partnerët e biznesit, mjedisin
si dhe përgjegjësinë ndaj sektorit publik. Kontributi për shoqërinë duke pasur parasysh rritjen tonë si një
pjesë integrale të zhvillimit të shoqërisë, përbëjnë filozofinë tonë bazë.

Ekipi

Ne jemi shumë krenar për shpirtin e ekipit tonë dhe jemi të vendosur të krijojmë një ekip fitues ku çdo lojtar është kyç.
Kjo është rruga për të përparuar drejt përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta për të qenë në gjendje të trajtojmë
çdo sfidë që na del përpara gjatë rrugëtimit tonë.

Punonjësit

Vlera e një kompanie rritet vetëm në qoftë se jep vlerë edhe për të tjerët.
Në Devolli Corporation, puna zhvillohet si të jemi një familje duke u mbështetur në vlerat tona themelore ku
puna ekipore dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore janë pikat tona kryesore.

Deri në vitin 2012, Devolli Corporation ka punësuar rreth 500 punonjës me kualifikime nga më të ndryshmet
ndërsa në të ardhmen pritet që ky numër të rritet edhe më shumë.Bashkëpunimi i ngushtë midis menaxherëve d
he të punësuarve si dhe mjedisi i punës e ndihmon Devolli Corporation që të vazhdojë trendin e rritjes në çdo aspekt.

Një nga shtyllat më të rëndësishme në Devolli Corporation e cila ka një vëmendje të veçantë është sistemi
i zhvillimit të karrierës për të gjithë punonjësit.