Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

Devolli Corporation hap 10 dyqane “Comodita Home”

2015-03-25 09:37:06

Pranvera vjen me risi nga Devolli Corporation. Një histori e suksesshme 23 vjeçare e prodhimit të dyshekëve, nga kurorëzohet me hapjen e 10 dyqaneve “Comodita Home” në shumë qytete të Kosovës. “Qëllimi ynë kryesorë është që të jemi edhe më afër konsumatorit duke i ofruar dyshekë të cilësisë së lartë dhe zgjidhje për çdo moshë. Përveç dyshekëve, Comodita Home ofron edhe produkte të tjera si: jorganë, çarçafë, jastëk dhe produkte të tjera”, ka njoftuar Devolli Corporation. Po ashtu “Comodita Home” është distributor ekskluziv për brendet e njohura botërore si: Pierre Cardin dhe Taç nga të cilat mundë të gjeni: çarçaf, jastek,jorgan, mantelbanoje dhe shumë artikuj të tjerë. Me rastin e hapjes së dyqaneve, “Comodita Home” ofron zbritje deri në 50 për qind. Dyqanet “Comodita Home” janë në Prishtinë (ETC,Ulpianë), Pejë (Elkos Center ,përballë Hotel Dukagjinit), Prizren (ETC), Mitrovicë (ETC), Gjilan (ETC), Podujevë (ETC) dhe Lipjan (ETC). “Comodita Home” shumë shpejtë do të jetë prezente në të gjitha qytetet e Kosovës.