Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

Devolli Princ Caffe Turke ndau shpërblimin e radhës, veturën Renault Twingo

2015-05-26 00:46:56

Vetura "Renault Twingo" është kurorëzim i një fushate të suksesshme nga "Princ Caffe Turke", në të cilën krahas veturës "Renault Twingo" u dhuruan edhe mijëra shpërblime të tjera. Kësaj radhe fati i buzëqeshi Astrit Mahmutit nga Gjakova, i cili kishte blerë një paketim të "Princ Caffe Turke" në një nga supermarketet e këtij qyteti. Me vetëm 70 cent, familja Mahmuti u bënë pronarë të veturës "Renault Twingo" të vitit 2015. Astriti u shpreh se në momentin e parë që e ka hapur paketimin dhe e ka parë kuponin fitues nuk ka besuar që ka fituar, duke menduar me vete se si është e mundur që me 70 cent të fitohet kjo veturë, mirëpo pas kontaktit me kompaninë kjo gjë iu konfirmua dhe më pas e gjithë familja u gëzua. Më tutje, Astriti shfrytëzoi rastin që të falenderojë "Princ Caffe Turke" për korrektësinë. Njëherësh, ai iu bëri thirrje të gjithëve që të konsumojnë "Princ Caffe Turke", e cila krahas shijes unike, gjithmonë ofron edhe shpërblime të shumta për klientët e saj besnikë. Astrit Mahmuti, Atdhe Kollcaku