Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

Isa Mustafa viziton Devolli Corporation

2016-04-02 02:02:24

Gjatë vizitës së sotme në qytetin e Pejës, kryeministri Isa Mustafa vizitoi edhe kompaninë tonë “Devolli Corporation”, ku u prit nga drejtori gjeneral Ismet Bojku i cili ka vlerësuar se qeveria ka dhënë një kontribut të madh në përkrahjen e bizneseve dhe uljen e tarifave doganore. “E vlerësoi vizitën si inspirim per angazhim me të madh. I premtuam kryeministrit se këto produkte që i kemi shpresojmë t’i ngrisim në një nivel akoma me cilësorë. Kemi projekt plane investive edhe produkte të tjera të prodhimit. Kompania jonë është e fokusuar në produktet të cilat importohen nga jashtë dhe se me hapjen e gamës së produkteve vendore, do t’i tregohet Evropës e më gjerë se në duam dhe mundemi.”, tha Bojku. Kryeministri Mustafa shprehu interesimin në bashkëpunim të testimit të politikave fiskale dhe zhvillimore në mënyrë që t’i përshtaten ambientit kosovar dhe nevojës së zhvillimit. “Është një korporatë e cila ka mbi 800 punëtorë dhe ka bashkëpunim me rreth 15 mijë fermerë në fushën e bujqësisë. Është një gamë shumë e zhvilluar e bashkëpunimit dhe unë i gëzohem rezultateve të mira. Gëzohem që këto biznese e shohin interesin e tyre sa u përket politikave fiskale dhe politikave shvillimire që po i ndërmerr qeveria”, përfundoi Mustafa i cili tha se zhvillimin e politikave e sheh si zhvillim që do të ndodhë gradualisht karshi interesave të ekonomisë.