Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

Prince Instant Caffe, produkti më i ri nga Devolli Corporaton

2016-04-28 03:43:45

Njëra nga kompanitë më të mëdha në prodhimin e produketeve vendore “Devolli Corporation”, në vazhdën e risive që po i sjellë në sektorin e produkteve të kafesë “Princ”, ka zgjeruar asortimanin edhe me kafenë Instant. Me instalimin e teknologjisë më moderne në këtë fushë, ka filluar prodhimi dhe plasimi në treg i mbi 20 produkteve të reja me brendin më të njohur Kosovar "Princ". Kjo linjë e prodhimit është e vetmja e këtij lloji në Kosovë, dhe më modernja në shtetet e regjionit.Në promovimin e produkteve te reja kompania ka angazhuar, njërin ndër artistët më aktraktiv shqiptar, reperin Ledri Vula, që të jetë imazhi i këtij brendi. “Devolli Corporation”, rrjedhimisht “Princ”, i uron Ledrit mirëseardhje në familjen e madhe të kësaj kompanie, duke uruar që ky bashkëpunim të jetë frytdhënës dhe afatgjatë.