Dolce Aroma

Prince Espresso është përzierje që ju mundëson ta shijoni cilësinë e lartë të espresos.

Prince Espresso ka bërë testime të shumta dhe ka provuar të gjejë recetën e përzierjen e duhur bazuar në hulumtim dhe zhvillim, duke prodhuar kafenë espreso, të cilësisë më të lartë dhe më të mirë nga kokrrat cilësore të kafesë, në pajtim me shijen e konsumatorëve. 

Me dizajn të shkëlqyeshëm  paketimi, përzierje cilësore dhe çmim të arsyeshëm, ky produkt, pa dyshim, se do hyjë në zemrat e adhuruesve të vërtetë të kafesë espreso.

Prince Espresso prodhohet me kapacitete të larta dhe distribuohet në të gjitha anët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

E pjekur me kujdes, e ftohur dhe e paketuar në vakuum, ajo sjell një shije karakteristike dhe shumë të qëndrueshme.
Tashmë sigurisht e keni shijuar Espresson nga Prince Caffe. Ajo tashmë gjendet në çdo kënd, gati në secilën kafene.

Kjo tregon për suksesin e pamohueshëm që Prince Espresso e ka arritur si bartëse e kulturës së re të espressos në Kosovë. E ky sukses tregon për cilësinë dhe të veçantën e kafesë sonë...