Princ Caffe

Është një përzierje origjinale e kokrrave të përzgjedhura të kafesë në përputhje me receta të veçanta dhe e disenjuar për ata që kënaqen me shijen tradicionale të kafesë së fortë, të zezë me shkumë (kajmak) të mirë.

Është produkti më i shitur nga Devolli Princ Caffe dhe kafeja më e shitur në tregun e vendit.
Por gjithashtu shitet edhe në shtete të tjera në rajon.

Një filxhan kafe turke është mishërim i pazëvendësueshëm i miqësisë, dashurisë, shijes dhe traditës...

Jemi krenarë që sot jemi bartës të kësaj tradite me Devolli Princ Caffe
Turke, që ka zënë vend në shtëpitë kosovare më shumë se cilido lloj tjetër i kafesë.

Në saje të shkumës (kajmakut) që krijon, Devolli Princ Caffe Turke qëndron e ngrohtë një kohë të gjatë, duke e zgjatur kështu edhe kënaqësinë e pirjes. Kënaqësia e pirjes së kafesë sonë turke ka vetëm një sinonim. E ai është, LEZETI e FRESKIA.

Suksesi i Devolli Princ Caffe Turke bazohet në kokrrat e cilësisë së lartë të kafesë botërore, që përzgjidhen me kujdes, piqen, bluhen dhe paketohen në një ambalazh cilësor që ruan aromën, shijen dhe freskinë.

Te Devolli Princ Caffe besojmë se nuk ka asgjë më të mirë se një filxhan i ngrohtë i Devolli Princ Caffe Turke.