Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

Terminali Doganor

Tradita, besueshmëria dhe suksesi i “Devolli Corporation” pasoi me hapjen e Terminalit Doganor që ofron shërbime të nivelit të lartë evropian.

Brenda kompleksit industrial të “Devolli Corporation” është vendosur Terminali Doganor, i ndërtuar sipas standardeve evropiane.

Terminali ka një hapësirë prej 21.000 m² ku janë të vendosura më shumë se 50 biznese, zyra të ndryshme, që ofrojnë shërbime të ndryshme si:
Agjenci zhdoganimi, banka, kompani sigurimesh, zyra doganore dhe kompani të tjera.

Për të ofruar shërbime terminale, “Devolli Corporation” ka një kontratë shumë vjeçare me Autoritet Doganore të Kosovës.