Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

Distributor

Devolli Corporation mes shumë aktiviteve të veta bazike, ka zhvilluar dhe adoptuar sistem shumë modern të distribuimit i cili ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës.

Qëllimi kryesor i krijimit të rrjetit të tillë të distribuimit ka qenë dhe mbetet përmbushja e kërkesave të konsumatorëve për produktet e Devolli Corporation si dhe mundësimi i aplikimit të strategjisë moderne të distribuimit në çdo pikë në të gjitha pjesët e Kosovës.

Filozofia e distribuimit tek Devolli Corporation është që të tejkalohen pritjet e klientëve duke shërbyer cilësi të lartë të produkteve, shërbimeve dhe vlerave.

Nga porosia deri te shpërndarja, Devolli Corporation qëndron një hap para duke përdorur teknika inovative në mënyrë që të shërbejë sa më mirë që është e mundur klientët.

Sot Devolli Corporation ka në pronësi një flotë automjetesh transportuese prej mbi 100 automjete duke përfshirë:

• Kamionë të rëndë (10 t dhe 20 t)
• Kombi distribues   (prej 3,5 t) dhe
• Automjete të vogla të tipit pick-up

Kënaqësa e konsumatorëve është pika referuese e Devolli Corporation që është edhe çelësi i suksesit të vazhdueshëm dhe arritjve.