Pascaline

Pascalin është brend i ri i familjes së madhe të Devolli Corporation. Duke e blerë këtë brend, Devolli Corporation tani furnizon Kosovën dhe Maqedoninë me këtë lloj të kafes kualitative. Tani, kafja Pascalin vjen në treg me tri paketime të ndryshme; me 100gr, 200gr dhe 500gr.

E prodhuar nga kokrrat më të mira të kafes, Pascalin është ajo që ju nevojitet dhe ju kënaq sa herë që e shijoni. Tradita e gjatë e kësaj korporate në këtë lëmi dëshmon dhe e përforcon cilësinë e kësaj kafeje që tani iu ofrohet konsumatorëve në pika të ndryshme shitëse.