Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Devolli Corporation Shpall Konkurs Pune

“Devolli Corporation” Sh.p.k. me qëllim të ofrimit të mundësisë të interesuarve që dëshirojnë të mësojnë përvoja të reja në sektorin privat, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira për:

– PRAKTIKANTË TË MEKATRONIKES

“Devolli Corporation” fton të interesuarit që të bëhen pjesë e programit të praktikës, i cili do të ju mundësojë të rinjëve që të marrin njohuri praktike në sektorin privat.

Praktikantët do të kenë mundësi që të ndjekin aktivitetet ditore të punës në sektorin privat, të përfitojnë njohuri të reja dhe mundësi punësimi në “Devolli Corporation”.

Praktika do të mbahet në Pejë dhe do të zgjasë 3 muaj.

Përparësi do të kenë kanditatët me:

– Përgaditje akademike nga fusha përkatëse,
– Aftësi të mira të gjuhës Angleze apo gjuhëve tjera,
– Aftësi të mira të komunikimit ,
– Aftësi të mira të punës me kompjuter,
– Të jetë i/e pajisur me Patent Shofer – Kategoria “B”,
– Gadishmëri pët të punuar me orar të plotë të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

– CV-në së bashku me dëshmitë përcjellëse,
– Letër Motivuese
– Kopjen e Letërnjoftimit,
– Kopjen e Patent Shoferit,
– Çertifikatat e trajnimeve eventuale.

Aplikimi bëhet përmes emailit – postës elektronike, në:

[email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 28.02.2018, Ora 17:00h.