Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Devolli Corporation shpallë KONKURS PËR PUNË: Arkitekt

 

“Devolli Corporation” Sh.p.k. me qëllim të ofrimit të mundësisë të interesuarve që dëshirojnë të mësojnë përvoja të reja në sektorin privat, shpallë:

 

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira për:,

  • PRAKTIKANT – ARKITEKT

“Devolli Corporation” fton të interesuarit që të bëhen pjesë e programit të praktikës, i cili do të ju mundësojë studentëve (absolventëve) dhe të diplomuarve që të marrin njohuri praktike në sektorin privat. Praktikantët do të kenë mundësi që të ndjekin aktivitetet ditore të punës në sektorin privat dhe të përfitojnë njohuri të reja.

Përfitime tjera të praktikantëve do të jenë: Mundësia e zhvillimit të njohurive duke kombinuar teorinë me praktikën, përgatitje për treg të punës duke përfituar nga përvoja e praktikës në “Devolli Corporation” dhe mundësi punësimi në “Devolli Corporation”.

Praktika do te zgjasë 3 muaj, me mundësi vazhdimi.

Kushtet për aplikim:

  • Përgaditja akademike nga fushat përkatëse – Të diplomuar dhe absolvent,
  • Aftësi të mira të Gjuhës Angleze, e preferueshme gjuha Serbo – Kroate,
  • Aftësi të mira të punës me kompjuter,
  • Gadishmëri pët të punuar me orar të plotë të punës.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitat Praktikant, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në së bashku me dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare,
  • Letër Motivuese për pozitën në të cilen konkurroni,
  • Kopjen e Letërnjoftimit,
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale.

Aplikimi bëhet përmes emailit –  postës elektronike, në:

[email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 27.07.2018, Ora 16:00h.