Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Blog

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “World of Private Label” në Amsterdam

Në Amsterdam është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë “World of Private Label”, panair ky që konsiderohet evenimenti kryesorë ku prodhuesit e produkteve të ndryshme ushqimore prezantojnë aftësitë e veta prodhuese duke ofruar kështu blerësve potencial furnizimin constant, sipas kërkesave të tregjeve përkatëse dhe me markën tregtare të tregut të blerësit.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të kapaciteteve prodhuese si për nga kuantitetit ashtu edhe për nga kualiteti, këtë vit, në mesin e kompanive prezentë është Devolli Corporation me produktet që vinë nga kompania Princ Caffe .

Devolli Corporation, ka ekzpozuar produktet nga dy fabrikat e kafes atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të sivjetmë.

Fal mbështetjes së autoriteteve të Ministrive përgjegjëse, kompanitë tona pjesëmarrëse kanë gjetur një mundësi shumë të mire për të realizuar kontrata të reja të cilat do u mundësojnë këtyre kompanive zgjerimin e shtrirjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.