Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

‘’Devolli Corporation’’ sh.p.k.,, sipas nevojave dhe kërkesës së departamentit të prodhimit në Fabrikën e dyshekëve në Gjakovë, shpallë : Konkurs

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

  1. Shef i prodhimit.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e prodhimit të dyshekëve.
  • Është përgjegjës për prodhimin e dyshekëve sipas praktikës standarde të operimit, duke përmbushur standardin e cilësisë dhe objektivat e prodhimit.
  • Të ketë njohuri për materialet e papërpunuara, mjetet, pajisjet, makineritë dhe proceset e përdorura në prodhimin e dyshekëve.
  • Duhet të kuptojë praktikat standarde të punës, normat e cilësisë, normat e produktivitetit, udhëzimet e punës dhe dokumentacionin që lidhet me rolin e tij.
  • Analizon udhëheqjen për funksionimin e suksesshëm të fabrikës duke përfshirë: prodhimin, kontrollin e cilësisë, mirëmbajtjen dhe monitoronin e pajisjeve punuese.
  • Te jete i përgjegjshëm për të punuar me efikasitetin me të lartë të mundshëm, për t’iu shmangur gabimeve në prodhim, si dhe te kujdeset që kërkesat e prodhimit të plotësohen me kohë.
  • Jep udhëzime dhe mbanë përgjegjësi në punëtoret e repartit dhe për punën që duhet të kryhet brenda orarit të punës.
  • Identifikon mangësitë në prodhim dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme.
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës dhe marrëdhënies me pjesën e stafit.
  • Përgatitja e raporteve te ndryshme të mbarëvajtjes së punëve.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga menaxhmenti.

 

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Drejtimi: Inxhinieri Tekstilë
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën përkatëse,
  • Te jetë në gjendje të punojë nën presion pune.
  • Aftësi organizative dhe planifikim të prioriteteve;
  • Aftësi të mira dhe njohuri të punës profesionale,
  • Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
  • Aftësi të mira komunikimi në Gjuhën Shqipe dhe në Gjuhen Angleze, njohja e gjuhëve tjera konsiderohet përparësi;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet MS Office, Excel dhe Power Point;
  • Patent Shofer – Kategoria B

 

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare,
  • Letër Motivuese,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

 

Aplikimi bëhet përmes emailit –  postës elektronike, në:

[email protected]

Aplikimet e pa kompletuara si dhe pa përvojën e punës nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 15.05.2018.