Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Follow us :

Blog

Studiuesit thonë se pirja e rregullt e kafesë i bën mirë shëndetit

Studiuesit thonë se pirja e rregullt e kafesë i bën mirë shëndetit

Hulumtimet sugjerojnë se pirja e kafesë në masë të moderuar zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike të mëlçisë për një të pestën.

Shkencëtarët në Universitetin e Southampton në Mbretërinë e Bashkuar analizuan të dhënat shëndetësore të Biobank në Angli, të mbledhura nga pothuajse gjysmë milioni njerëz gjatë më shumë se një dekade.

Rezultatet tregojnë se pirja e kafesë në çdo formë zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të mëlçisë (dhe yndyrën në mëlçi) për 19%, kancerin e mëlçisë për 21% dhe ul pothuajse përgjysmë vdekjet nga sëmundjet kronike të mëlçisë.

Sëmundjet e tilla të mëlçisë marrin jetën e më shumë se 2 milionë njerëzve secilin vit. Por, për të pasur këto përfitime duhet të konsumohen tre deri në katër filxhanë çdo ditë.

Konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë edhe rrezikun e sëmundjeve të tjera:

Kanceri – Instituti Amerikan për Studimet e Kancerit thotë se ka “dëshmi të mundshme” se konsumimi i kafesë zvogëlon rrezikun e kancerit të endometriumit dhe mëlçisë, dhe gjithashtu mund të ketë ndikim edhe në kancerin e lëkurës, gojës dhe fytit, megjithëse provat këtu janë më të pakta.

Sëmundjet e zemrës – Një studim i fundit zbuloi se konsumimi i një ose më shumë filxhanëve kafe në ditë ishte i lidhur me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës për një të tretën.

Shëndeti neurologjik – Disa studime kanë lidhur konsumimin e kafeinës me një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit.

Depresioni – Pirja e të paktën dy filxhanëve kafe në ditë është e lidhur me një rrezik të reduktuar të depresionit, sipas një meta -analize nga Shoqata Kombëtare e Kafesë në SHBA.

Evropa konsumon më shumë kafe se çdo rajon tjetër, duke tejkaluar 3 milionë ton në vitin 2019. Edhe në Kosovë konsumohet shumë kafeja, ku prodhuesi më i madh i saj është Prince Caffe.

Gjermania është importuesi më i madh në përgjithësi, raporton Weforum, transmeton Klankosova.tv.