Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Blog

Ambasadori turk viziton Devolli Corporation: Tregtia e lirë mes vendeve, mundësi për thellim bashkëpunimi

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, së bashku me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot për një vizitë në ambientet e reja të Devolli Corporation në Pejë, ku është pritur nga themeluesi Shkëlqim Devolli.

Ambasadori turk, derisa ka përcjellë procesin e përgatitjes dhe paketimit të kafesë Prince, ka folur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Turqisë dhe Kosovës në fushën e afarizmit.

“Na gëzon bashkëpunimi gjithnjë në rritje i Kosovës dhe Turqisë. Kosova ka filluar ta shfrytëzojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë dhe sot në tregun turk ka gjithnjë e më shumë produkte nga Kosova. Unë dua ta shoh këtë bashkëpunim të rritet çdo ditë”, është shprehur ambasadori Sakar.

Aksionari Devolli e ka falënderuar ambasadorin për vizitën, duke i treguar edhe për aktivitetin e njësive të Devolli Corporation në Turqi.

“Turqia është një vend mik i Kosovës dhe ne këtë e kemi ndier edhe në bashkëpunimin që kemi. Ne jemi të lumtur që së shpejti edhe lokali i parë i ‘Prince Coffee House’ do të hapet në Stamboll, për të vazhduar sigurisht edhe me lokale e bashkëpunime të tjera”, ka thënë Devolli.

Ambasadori turk ka uruar që së shpejti të takohet në Turqi me përfaqësuesit e Devolli Corporation, për të thelluar bashkëpunimin.