Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Blog

Ish komandanti i Bondsteelit, Douglas Lute viziton Comoditën, i vjen mirë që kjo fabrikë eksporton shumë prodhime në Amerikë

Ish komandanti i kontingjentit amerikan të KFOR-it në Kosovë dhe i kampit Bondsteel, në vitin 2001, gjenerali Douglas Lute ka vizituar fabrikën e dyshekut dhe shpuzës, Comodita në Gjakovë.


Ai, bashkë me Ed Rogers, një ekspert marketingu dhe ish këshilltar për këto çështje në ekipin elektoral të ish presidentit George W. Bush, kanë parë nga afër procesin e prodhimit dhe hapësirat e Comodita.

Dy amerikanët u pritën në këtë vizitë nga pronari Shkëlqim Devolli dhe stafi menaxherial i Comoditës, fabrikë kjo që shumicën dërmuese të prodhimeve të veta i eksporton pikërisht në shtetin prej nga vijnë Lute dhe Rodgers, pra në ShBA, njofton Klan Kosova.

Nikoqirët dhe mysafirët biseduan dhe u interesuan shumë për veprimtarinë e suksesshme të Comoditës, në veçanti, por edhe për marrëdhëniet, sidomos ato ekonomike, mes Amerikës dhe Kosovës. Ata thanë se janë të interesuar të shohin edhe më shumë eksporte të Comoditës në SHBA dhe u zotuan se do të bëjmë gjithçka munden, tashti si biznesmenë, që kjo përnjëmend të ndodhë.

Comodita është fabrika e dytë më e madhe në botë për prodhimin e dyshekëve, dhe eksportuesi më i madh në Kosovë.

Kjo fabrikë është bërë stacion “i detyrueshëm” i vizitave të mysafirëve të lartë që vijnë në Kosovë, por edhe e ambasadorëve të shteteve të fuqishme të botës, në vendin tonë.

Dy ditë më parë, këtu ishte për vizitë Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, që po ashtu ishte i mirëpritur nga pronari Shkëlqim Devolli. Edhe mysafiri nordik, sikur amerikanët tashti, ishte impresionuar me atë çfarë kishte parë në Comodita dhe kishte deklaruar se madhësia dhe kapacitetet e prodhimit të kësaj fabrike i kishin lënë përshtypje të jashtëzakonshme.