Devolli Corporation

Tel : +381 39 434 591
Fax : +381 39 433 411
info@devollicorporation.com

M&Sillosi riçertifikon Miellin Finnesa në Gjermani nga “TUV NORD GmbH”

2015-04-20 08:38:20

M&Sillosi ka riçertifikuar produktet e saj në njërën nga kompanitë më prestigjioze të çertifikimit në Gjermani “TUV NORD GmbH”. Ndër produktet e riçertifikuara është edhe Mielli Finnesa cilësia e të cilit është vlerësuar me notat më të larta sipas standardeve ndërkombëtare. TUV NORD GROUP është një nga ofruesit më të mëdhenj të çertifikimit, me mbi 10,000 të punësuar ajo ofron shërbime dhe ekspertë të inspektimit në mbi 70 vende në të gjithë botën. Standardet e saj janë të bazuara sipas DIN EN ISO 22000 Deutsches Institut für Normung (Instituti Gjerman për Standardizimin), Food Safety System Certification (Çertifikata e Sistemit të Siguris së Ushqimit) dhe Global Food Safety Initiative (Iniciativa Globale e Sigurisë së Ushqimit). Si dëshmi tjetër e cilësisë të produkteve të saj është edhe penetrimi në tregjet ndërkombëtare me ç’rast vitin e kaluar ajo është shpallur eksportuesi i vitit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës se Kosovës. Evidencat e prezentuara gjatë fazës së riçertifikimit dëshmuan edhe njëherë se M&Sillosi në vazhdimësi përcjell trendet globale në fushën e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, duke bashkëpunuar me kompani të ndryshme dhe duke trajnuar stafin me standardet më të fundit në mënyrë që të ju sjellë konsumatorëve të saj produktet më të mira.