M&Sillosi

Duke qenë pjesë e traditës, tokave tona dhe shenjë e mikëpritjes, M&Sillosi vazhdon të prodhon produkte, me të cilat ne mburremi. Kualiteti, përkushtimi dhe tradita e gjatë e kompanisë e mbanë në treg miellin, si pjesë e pandashme e tryezave tona tradicionale, duke filluar nga buka e përditshme, flijat dhe pitet e gjyshes, ëmbëlsirat e nënës, e deri tek delikatesat e restauranteve.
Në traditën tonë, mielli është përdorur që nga fillimi i historisë së popullit tonë. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm këtë produkt për popullin tonë, duke pasur parasysh që rreth 15,000 bujq vendor punojnë për të sjellur miellin e kualitetit më të lartë.
Ky produkt me standarde botërore, kontrollohet që nga mbjellja, korrja dhe të gjitha proceset tjera, derisa ta arrinë në tryezën tuaj.
M&Sillosi sjell në treg llojet e miellit, si: tip400, tip500, miell integral dhe miell për byrek, bakllava dhe pica. Secili lloj është i prodhuar me standarde të larta kualiteti, me përkushtim dhe teknologji të avancuar. Prandaj, mielli Finessa ka arritur të jetë pjesë e kuzhinave tona familjare dhe të restauranteve më të njohura në vend.
Ushqimi tradicional është vlerë e jona.
Ruaje traditën me M&Sillosi.